Deskoska: Amandamentet e VMRO-së shkatërrojnë PSP-në

Amandamentet e VMRO-DPMNE-së kanë për synim për të shkatërruar Prokurorinë Speciale Publike (PSP) dhe t’i ndërpresin të gjitha procedurat, thotë ministrja e Drejtësisë, Rendata Deskoska, lidhur me 65 amandamenetet e opozitës për Ligjin për Prokurorin Publike.

Marketing

“Me ato amandamente po shkatërrohet PSP-ja, ndërpritet hetimi, procedurat parahetimore dhe procedurat të cilat i ka ngritur PSP-ja. Këto nuk janë amandamente të cilat mund ta përmirësojnë tesktin e ligjit”, ka deklaruar Deskoska për TV21.

Ajo nuk është optimiste se do të arrihet ndonjë marrëveshje me VMRO-DPMNE-në. “Nuk jam optimiste në proces, do të doja që VMRO-DPMNE të më demanton. Megjithatë nuk tërhiqem nga procesi i bisedimeve, por jam e vetëdijshme për interesat që i kanë dhe se për ata këto interesa janë para interesave të qytetarëve”, theksoi Deskoska.

Marketing