Deskoska e kënaqur nga puna e Këshillit për reforma në gjyqësor

Këshilli për përcjellje të implementimit të strategjisë për reforma në sistemin e jurisprudencës para vetes ka lënë një vit të suksesshëm, sepse jo vetëm që e ka përcjellë implementimin e Strategjisë për reforma në jurisprudencë nga aspekti formal, për atë sa avancohemi dhe çka kemi përfunduar, ka dhënë edhe një lloj vlerësimi cilësor në hapat që do të ndërmerren.

Marketing

Këtë e theksoi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para promovimit të Raportit të parë nacionalë për performansat dhe reformat në gjyqësi.

“Mund të them me kënaqësi se Këshilli për reforma në gjyqësi i ka debatuar me thellësi ligjet që janë në procedurë. I dëgjuam të gjitha orientimet që vijnë, të gjitha problemet burimore me të cilat përballen gjyqtarët dhe prokurorët në praktikë”, tha Deskoska dhe shtoi se raporti për punën është dërguar edhe në Bashkimin Evropian, e qëllim që të shqyrtohet progresi në reformat në gjyqësor.

Marketing