Deskoska: Është kompliment kur VMRO kërkon dorëheqjen tënde

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska ka thënë se fatkeqësisht deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk e mbështetën nevojën për sjelljen e Ligjit të ri për Prokurori Publike.

Marketing

Ajo ka thënë se ekziston përshtypja se për deputetët e VMRO-DPMNE-së më e rëndësishme është që të shpëtojnë disa funksionar.

Megjithatë, Deskoska ka thënë se shpreson se kur të vije në seancë plenare Ligji do të votohet nga 80 deputetë.
“Sot nuk kishte shumicë prezentë. Nëse nuk votohet shkohet në variante tjera që po shqyrtohen”, ka thënë Deskoska.
Ajo ka shtuar se është kompliment kur VMRO të kërkon dorëheqje.