Deskoska: Konventa e Singaporit e promovon ndërmjetësimin për zgjidhje të kontesteve tregtare tejkufitare

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska sot e nënshkruajti “Konventën e Kombeve të Bashkuara për Marrëveshje ndërkombëtare për zgjidhje, që dalin nga ndërmjetësimi”, e njohur si Konventa e Singaporit për ndërmjetësim. Me nënshkrimin e kësaj konvente, shteti ynë dërgoi sinjal te investitorët e huaj se i pranojmë instrumentet ndërkombëtare me të cilat garantojmë siguri të investimeve të huaja.

Marketing

Ministrja Deskoska në tryezën e rrumbullakët të titulluar si “Ndërtim i besimit, mundësim i tregtisë ndërkombëtare”, në të cilën fjalim mbajtën 22 shefat e delegacioneve, në shikim të sjelljeve tregtare ndërkombëtare, theksoi se ato kompani që veprojnë në plan ndërkombëtar, shpesh herë nënshtrojnë më shumë juridiksione dhe se në këtë mënyrë, përmes dallimit në ligjdhënien – mund të vijmë në një situatë delikate në të cilën dikush mund të përballemi me obligime të ndërsjella përjashtuese.

“Për atë qëllim pjesëmarrësve në marrëdhëniet afariste ndërkombëtare u nevojitet rregullore uniforme, duke dhënë kufizime të barabarta dhe obligime për të gjithë. Obligimet e tilla të barabarta më së miri realizohen përmes instrumenteve multilaterale, sepse sistemi i marrëveshjeve multilaterale krijon rregulla të njohura më të thjeshta dhe më të lehta. Nga ana tjetër metoda bilaterale e rregullimit ndërkombëtar, edhe pse lejon fleksibilitet më të madh dhe liri të veprimit të shteteve, nuk është adekuate për ballafaqim me problemet globale, siç është ngrohja globale, të drejtat e njeriut, lufta kundër varfërisë, lufta kundër terrorizmit, lehtësimi i tregtisë globale”. theksoi Deskoska.

Ministrja ka potencuar se marrëveshjet bilaterale shumë shpesh krijojnë obligime konkurente dhe u mundësojnë shteteve të zgjedhin – dhe t’i zgjidhin obligimet e tyre ndërkombëtare.

“Shkurtë, multilaterizmi promovon qeverisje ndërkombëtare të së drejtës dhe shërben si themel për rendin ndërkombëtar në të cilin më mirë shërbehen interesat e të gjitha shteteve, duke i përfshirë edhe më të dobëtat”, theksoi Deskoska.

Pritjet, sipas Deskoskës janë Konventa e Singaporit do ta promovojë përdorimin e ndërmjetësimit për zgjidhjen e kontesteve tregtare tejkufitare, sepse do t’u mundësojë vendeve të kryejnë ndërmjetësim tejkufitar dhe zgjidhje të kontesteve – pjesë nga “kujdesi për ndërmjetësim”, i cili deri tani ka munguar.

“Ky instrument do të mundësojë tejkalim të një barriere të rëndësishme dhe do t’i inkurajojë kompanitë t’i tejkalojnë kontestet përmes ndërmjetësimit, me sigurim të mekanizmit efikas tejkufitar i cili do të japë veprim të drejtë të marrëveshjeve të lidhura me ndërmjetësim. Shkurtë, kjo Konventë e re ofron mundësi të për t’u mbyllur “hendeku i zbatimit”, ka potencuar ministrja.

Kjo, para se gjithash, sipas saj, është e rëndësishme për të gjitha ekonomitë e vogla dhe të mëdha, sepse të gjithë ato kanë investime jashtë kufijve të vendit, dhe ato e kuptojnë vlerën për t’u siguruar se ekzistojnë mekanizma ndërkombëtar të themeluar në rregulla për ballafaqim me kontestet në tregtinë ndërkombëtare.

“Për atë, vendosëm ta tregojmë mbështetjen tonë të fuqishme për këtë instrument të së drejtës ndërkombëtare të krijuar nën udhëheqësi të UNCITRAL, me atë që do të jemi një nga shtetet e para nënshkruese”, ka potencuar Deskoska.

Siç potencohet në kumtesë me nënshkrimin e Konventës së Singaporit, Pepublika e Maqedonisë së Veriut sërish konfirmon se fuqishëm e mbështet zgjidhjen alternative të kontesteve. Në nivel vendor, është përgatitur Ligji i ri për ndërmjetësim, me qëllim që të lehtësohet ndërmjetësimi – si procedurë më e lirë, më e shpejtë për zgjidhjen e kontesteve, veçanërisht në pjesën e zgjidhjes së kontesteve afariste.

Konventën e Singaporit e nënshkruajtën 46 shtete, duke i përfshirë edhe ekonomitë më të mëdha botërore – SHBA-ja dhe Kina, si dhe India dhe Koreja Jugore të cilat janë mes ekonomive më të mëdha në Azi.

Marketing