Deskoska: Milloshovski është burim i lajmeve të rreme

Ministra e drejtësisë, Renata Deskoska pas përfundimit të diskutimeve të sotme të Grupeve të punës për Ligjin e ri për Prokurorinë tha se gjatë ditës së sotme nuk ka pasur bisedime konkrete.

Marketing

Sipas saj opozita sot ishte indiferente për shkak të letrave të Janevës nga burgu, ku kërkohet rastet e PSP-së t’ia dorëzohen Ljubomir Jovevskit. Deskoska mes tjerash tha se nga e marta pritet të vazhdojnë bisedimet dhe se janë të përkushtuar që sa më shpejtë të sillet Ligji për Prokurorinë Publike.

Në akuzat e deputetit të VMRO-së Antonio Milloshovski se veprimet e Janevës janë të koordinuara mes qeverisë, Joveskit dhe Ruskoskës, ajo tha se ato paraqesin lajme të rreme dhe se Milloshovski është burim i lajmeve të rreme .

Marketing