Deskoska: Nuk duhet të ketë amnisti për ‘27 prillin’

Amnisti për dhunën e 27 prillit nuk duhet të ketë, ka deklaruar Ministra e Drejtësisë, Renata Deskoska, e cila merr pjesë në Konferencën rajonale kushtuar reformave në Sistemin Gjyqësor. Ajo mbështet qëndrimin e kryeministrit për këtë çështje dhe shtoi se ngjarja e 27 prillit në Kuvend ishte ngjarje e rëndë që ka lënë trauma në tërë shoqërinë.

Marketing

“Ato janë akte të dhunës në të cilat shumica derdhën gjak. Akt që la traumë personale por dhe kolektive në të gjithë shoqërinë. Ajo që është akt i dhunës nuk duhet të ketë amnisti. Ne duhet patjetër të tregojmë kapacitet si shtet se mund të procedojmë atë që udhëhiqet si rast i PSP-së, si dhe dhunën gjatë sulmit të organizuar më 27 prill”,- deklaroi ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska.

Lidhur me kërcënimet që po arrijnë në adresat e deputetëve që votuan për ndryshimet kushtetuese, Deskoska dyshon se këto kërcënime arrijnë nga aksione të organizuara dhe jo nga individë.

“Prej këtu të gjithëve na është e qartë se ata që i ngjisnin nekrollozë deputetëve të LSDM-së, tani u kërcënohen deputetëve që votuan për ndryshimet kushtetuese. Këto nuk janë individuale, ka indikacione serioze se është aksion i organizuar. Para disa ditëve dëgjova se si kërcënohet zëvendëskryetari i VMRO-DPMNE-së.

Këto janë çështje që meritojnë jo vetëm aksion juridik, por edhe të bisedohet, sepse lëshohet një zë dhe një klimë e keqe, sepse atë që nuk e ndalën kur na ndodhte ne tani po e ndjejnë në kokë të tyre”,- tha ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska.

Ndryshe, me kërkesë të PSP-së, gjykata ka sjellë vendim për ngrirjen e gjithsej 69 pronave të VMRO-DPMNE-së, ku bën pjesë edhe selia qendrore e partisë. Sipas masës së vendosur nga gjykata, ndalohet tjetërsimi i pronave konkrete, gjegjësisht shitja e tyre ose dhënia me qira. Këto masa janë marrë në kuadër të rastit të PSP-së “Talir”, pasi ekzistojnë dyshime se këto prona të tjetërsohen pas përfundimit të procedurës.

Marketing