Deskoska: PSP-ja është kusht për hapjen e bisedimeve me BE-në

Të gjitha porositë që i kemi marrë nga BE-ja, janë se PSP-ja duhet të vazhdojë si Prokurori e veçantë, dhe jo të inkorporohet në Prokurori tjetër ka thënë ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska para takimit të sotëm me përfaqësues të VMRO-DPMNE-së të cilët parashtruan 65 amendamente për Ligjin për prokurorinë publike.

Marketing

VMRO-DPMNE-ja kërkon që PSP-ja të bëhet pjesë e Prokurorisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të ndalohen hetimet të cilët po zhvillohen tashmë 18 muaj pas themelimit të PSP-së.

Edhe fjalimi i sotëm i euro-ambasadorit Zhbogar ishte në drejtimin e njëjtë, nëse dëshirojmë vlerësime pozitive nga Brukseli mundemi të shpresojmë vetëm nëse PSP-ja fiton mandat afatgjatë dhe përgjegjësi konkrete. Ky është kusht për hapjen e negociatave me BE-në.-ka përfunduar ministrja Deskoska.

Marketing