Deskoska-Saiti: Gjykatësit partner në zbatimin e reformave

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot realizoi takim pune me kryetarin e Shoqatës së gjykatësve të Republikës së Maqedonisë, Xhemail Saiti.

Marketing

Siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, në takim është biseduar për reformat në gjyqësi, përmirësimin e statusit të gjykatësve dhe sigurimin e pavarësisë në gjyqësi, reformimin e sistemit për vlerësim dhe evoluim të punës së gjykatësve dhe efikasitetit të procedurave gjyqësore.

Deskoska shprehu angazhim për vazhdimin e bashkëpunimit me Shoqatën e gjykatësve dhe potencoi se marrëdhënia partnere do të vazhdojë edhe në zbatimin e reformave në jurisprudencë.