Detaje nga aksidenti në piën e karburantit në Shuto Orizarë

Një kalimtar rasti mbrëmë në ora 23.50 ka lajmëruar në polici se në pompën e benzinës në rrugën “Indira Gandi” në Shkup ka pasur një erë të madhe të gazit.

Marketing

Nga MPB informuan se nga biseda e kryer me të punësuarit në pompën e benzinës, është konstatuar se derisa kanë qenë duke e mbushur një bombolë gazi për në shtëpi kanë parë se është prishur siguresa tek rezervari i gazit dhe prej aty ka nisur që të dal gaz, transmeton Almakos.

Të punësuarit G.A.(27 dhe F.N.(28) të cilët kanë tentuar që ta mbyllin siguresën nga rezervuari janë mbushur me gaz dhe me veturën e Ndihmës së Shpejtë janë dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore.

Nga ana e ekipit të zjarrfikësve dhe nga një person i Institutit për mirëmbajtjen e pompave të benzinës është mbyllur siguresa kryesore.

Trafiku në rrugën “Indira Gandi” është bllokuar në dy drejtimet nga ora 00.10 deri në ora 04.30.

Marketing