Sipas buletinit të MPB-së gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Arnaqi të Shkupit, në hyrje të një objekti hotilierik, E.J (21) nga fshati Bukoviq, ka shtënë me armë në 35 vjeçarin N.Z nga fshati Bojanë.
MPB njofton se të shtënës me armë i ka parapri mosmarrëveshja mes një 16 vjeçarit dhe Xh.J (21), që të dy nga fshati Bukoviq.
N.Z ka përfunduar me lëndime në tentim për ti qetësuar. I lënduari është dërguar në Spitalin “8 shtatori”.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.