Detaje nga rasti i sotëm që shqetësoi banorët e Çairit

Të shtëna armësh shqetësuan banorët e Çairit pasditen e sotme. Nuk raportohet për viktima apo të plagosur, nga ngjarja që rreth orës 15:00 ndodhi në rrugën “Cvetan Dimov”. Megjithatë bashkë me panikun që shkaktoi në mesin e qytetarëve, ky rast shkaktoi bllokimin e trafikut për një kohë të gjatë.

Marketing

Jozyrtarisht, bëhet fjalë për “larje hesapesh” mes dy familjeve, të cilat në të njëjtën mënyrë, poashtu me armë zjarri ishin përplasur edhe një herë tjetër, rreth mesnatës së 02 nëntorit. Sipas dëshmitarëve okularë, përplasja ka ndodhur mes dy grupesh të cilët madje kanë përdorur edhe automatik të tipit kallashnikov.

“Ne ishim ulur dhe përnjëherë dëgjuam të shtëna. Shtënë dhe pastaj u zhdukën. Dy grupe me armë dhe me kallashnikovë.”

Banorët e shqetësuar kërkojnë nga autoritetet të marrin masat e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të këtilla, veçanërisht për faktin se bëhet fjalë për një nga pikat më vitale dhe më të frekuentuara të komunës.

“Ka pas të shtëna, po, por se kush kanë qenë ata njerëz, nuk i njohim. Por ka qenë shumë keq. Në mes të ditës të ndodhë kjo tollovi! Duhet të merren masa. (0:46-0:55) Shumë rrezik, pikërisht aty ka pas plotë njerëz. Me armë dy grupe kanë shtënë. (1:07-1:14) Institucionet e kanë atë problem, duhet me e kry ato këtë problem. Këta i zënë, gjyqi i lëshon prapë.”

Ministria e Brendshme konfirmoi se në vend-ngjarje janë gjetur fishekë të armëve të zjarrit dhe se po punojnë për zbardhjen e tërësishme të rastit.