Ballina Aktuale Detaje rreth aksidentit tragjik në Çair ku vdiqën dy persona

Detaje rreth aksidentit tragjik në Çair ku vdiqën dy persona

Dy persona kanë vdekur ndërsa njeri ka pësuar lëndime të renda trupore si pasoje e rënies se dheut derisa groponin për hapjen e kanalit. Të dy të vdekurit kane qenë vëllezër te cilët kanë punuar në kompaninë ku pronar ka qene babai i tyre. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00 përball shkollës fillore “Penko” në rrugën Kemajl Sejfulla.

Marketing

Sipas dëshmitareve okularë, gjatë kohës kur ka ndodhur aksidenti ka qenë prezent edhe babai i djemve, kanali supozohet të ketë qenë rreth 2 metra i thelle, mos më shumë. I pari që ka tentuar përmes eskavatorit t`i nxjerrë viktimat nga kanali ka qenë baba i dy djemve.

Jozyrtarisht, thuhet se i lënduari është dhëndër i pronarit dhe se për momentin gjendet në Spitalin e Qytetit të Shkupit “Naum Ohridski”.

Marketing
Exit mobile version