12:15 | 26 Prill 2021
12:15 | 26 Prill 2021
Kryeministri britanik, Boris Johnson ishte pro Superligës Evropiane.
Sipas “The Guardian”, kryeministri në fakt ishte dakorduar për Superligën në parim me Ed Woodward, ish-Shefin ekzekutiv të Manchester United, transmeton lajmi.net.
Superliga u anulua pas 72 orësh për arsye të ndryshme, nga reagimet e tifozëve dhe të njerëzve të tjerë.
Një nga ta ishte edhe Boris Johnson, i cili ishte deklaruar se ishte kundër themelimit të një “karteli” i cili do ti merrte të gjitha financat dhe do të bëhej monopol në sportin e futbollit.
Por, sipas “The Guardian”, realiteti ishte ndryshe, në fakt kryeministri britanik ishte në koordinim me Ed Woodward.
Sidoqoftë, më vonë u zbulua se Ed Woodward, ish-Shefi ekzekutiv i Manchester United, ishte ftuar për një takim me kryetarin e kabinetit të kryeministrit, Dan Rosenfield, rreth 10 ditë para njoftimit të Superligës dhe foli shkurtimisht me Johnsonin.
Sipas artikullit, Johnson ishte pajtuar me Ed Woodward në një takim për parimin e Superligës, por më vonë doli publikisht kundër saj.
Jo Stevens mendon se Johnson duhet të sqarojë situatën dhe të kërkojë falje nëse ka gënjyer.
“Përsëri, integriteti dhe ndershmëria e Johnson janë në pikëpyetje. Publiku ka të drejtë të dijë se çfarë u premtua saktësisht Manchester Unitedit nga zyrtarët dhe kryeministri”, tha ajo.
“Nëse Johnson i dha Superligës Evropiane mbështetjen e tij dhe pastaj e ktheu publikisht planin, atëherë britanikët meritojnë një shpjegim dhe falje të plotë, të qartë dhe të menjëhershme”, përfundoi Jo Stevens./Lajmi.net/