Donaldi një orë më parë publikoi këngën e tij më të re “Nuk je”.
Me një tekst të mbushur me doza dëshpërimi për një dashuri të humbur, menjëherë, fansat qenë të bindur se ai i dedikohet Borës.E ka qenë një detaj i shfaqur “blic” në fund të videoklipit që i ka vënë vulën!
Në mbyllje, shkurt shfaqet numri 5.
Për fansat dhe të gjithë publikun, 5-shi është i njohur gjerësisht që prej aventurës në “Big Brother” e tutje, kur Donaldi zbuloi se përvjetori i lidhjes së tyre është në këtë datë, në të cilën ai bëri edhe një dhuratë, përpara se ngjarjet të merrnin rrjedhë tjetër me raportin me Trixën që lindi brenda izolimit