Detektivi që tmerroi qytetin, vrau tre persona dhe “kyçi” në shtëpi banorët – dalin pamjet

Për orë të tëra banorët e Austin në Teksas janë tmerruar nga një person që pasi vrau tre persona në një zonë afër një qendre tregtare, më pas u zhduk nga vendngjarja ende i armatosur.

Forca të shumta policie, të FBI dhe të forcave speciale ndodheshin në zonë, nga momenti që fillimisht u mendua për një akt që mund të lidhej me terrorizmin, por më pas ngjarja mori dimensione familjare, edhe pse identiteti i viktimave nuk bëhet ende i ditur.

Por forcat e policisë kanë identifikuar autorin në Stephen Broderick, një ish-detektiv në kontenë e Travis.

Marketing

Një vit më parë, Broderick u akuzua për dhunë seksuale ndaj një të mituri.

Me orë të tëra autoritetet paralajmëruan banorët e zonës veriperëndimore të qytetit që të mbeteshin në shtëpi, por fatmirësisht sipas autoriteteve nuk ekziston më një rrezik i përgjithshëm, edhe pse ende duhen zbardhur arsyet dhe dinamikat e vrasjes së shumëfishtë.

Image

Image