Detektohen burimet e ndotjes së ajrit, O2: Qeveria të mbushë premtimet

Zgjidhja e ndotjes së ajrit ishte një nga premtimet parazgjedhore të Qeverisë. Por, nga nisma qytetare O2, thonë se shpresat e tyre për zgjidhjen e këtij problemi janë të kota për shkak se Maqedonia edhe më tej radhitet në vend të parë në Evropë për nga ndotja e ajrit. O2 shprehën shqetësim për pasojat e ajrit të ndotur, siç janë vdekshmëria dhe sëmundjet serioze. Ata apelojnë që të mos krijohet kaos në komunikacion dhe të mos bllokohen bulevardet kryesore në qytet. Në të kaluarën, qytetarët në punë kanë arritur për 10 minuta, ndërsa tani, u duhen 40 minuta. Ende ka shumë automjete dizel apo automjete me motorë jo adekuat. Ata kërkojnë që menjëherë të zbatohen masat e afatshkurtra që i propozoi Qeveria para zgjedhjeve parlamentare.

Marketing

“Nuk pamë asnjë subvencion ose të ndahen maska mbrojtëse për fëmijët. Nuk pamë angazhime konkrete për ta parandaluar punën e ndotësve të mëdhenj industrial. Ende po ballafaqohemi me institucione shtetërore që ngrohen me mazut. Nuk ka asnjë kontroll për lejet e integruara A dhe B”, tha Dragana Vellkovska, Nisma qytetare për ajër të pastër “O2”.

Të rinjtë janë më të prekur nga pasojat e ajrit të ndotur për shkak të imunitetit të pazhvilluar. Në Spitalin e fëmijëve Kozle, aktualisht janë shtruar 60 pacientë, që sipas drejtorit Angellço Andonovski, për këtë periudhë të vitit është numër i pritur.

“Bëhet fjalë për mikro – veprim në mushkëri, për një reaksion kimik me çka shkaktohet problem në mushkëritë e ndjeshme të fëmijëve. Zakonisht, bëhet fjalë për bronkilolit, bronkopneumoni, bronkit”, u shpreh Angellço andonovski, Klinika e fëmijëve – Kozle.

Nga inspektorati për mjedis jetësor të Qytetit të Shkupit, thanë se bëjnë kontrolle të përforcuara në të gjithë rajonin e Shkupit. Si pika më kritike i përmendin – zonën nën Kalanë ku jetojnë të pastrehë, duke thënë se për ata duhet të kujdesen nga Ministria për punë dhe politikë sociale. Pastaj, këtu janë deponitë e egra nëpër qytet, siç janë në komunën e Sarajit, Hipodrom, Vardarishte dhe Thertorja përballë Vardarit. Për periudhën që vijon paralajmërohen kontrolle edhe në objektet industriale. Do të aktivizohet një laboratori e akredituar për matjen e oxhaqeve të fabrikave. Do të bëhen edhe matje shtesë krahas matjeve të zakonshme në objektet industriale. Gjobat për personat fizik janë 50 euro, ndërsa për personat juridik do të arrijnë mbi 3-4 mijë euro.

“Po punohet për një ndryshim ligjor. Është formuar një grup pune dhe në afat sa më të shkurtër do të kërkojmë ndryshim të Ligjit për higjienë publike në mënyrë që inspektorët të mund të kenë kompetenca më të mëdha gjatë ballafaqimit me njerëz dhe personat juridik të cilët nuk veprojnë në pajtueshmëri me ligjin”, tha Ljubomir Bogdanovski, Inspektor për mjedis jetësor në qytetin e Shkupit.

Shkupi radhitet në vend të parë në Evropë për nga ndotja, ndërsa sipas sajtit Numbeo, në vend të gjashtë në botë, me ndotje që është për katër herë më e madhe nga niveli i lejuar – 50 PM grimca. Në vend të dytë është Moskë, pas Moskës radhitet Kievi, pastaj në listën është qendra industriale italiane Torino, ndërsa në vendin e pestë është Tirana.

Marketing