Deti me dallgë, mbytet 55-vjeçari në Velipojë

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Velipojë. Pjetër Gjerovija 55 vjeç është mbytur në det, në zonën e Vilunit.

Marketing

Pushimet për 55-vjeçarin nga fshati Stajkë kanë përfunduar në mënyrë tragjike.

Nga informacionet mësohet se si pasojë e detit me shumë dallgë, kanë qenë edhe 3 pushues të tjerë në rrezik për jetën, ku 2 prej tyre janë shpëtuar nga roja bregdetare dhe stafi mjekësor i qendrës shëndetësore, teksa 55-vjeçari nuk ia doli dot./

Marketing