Devonte Graham bën historinë e NBA me ‘buzzer-beater’ në distancën më të gjatë të shekullit të 21-të

Me 1.4 sekonda të mbetura nga loja në “Paycom Center” në Oklahoma, lojtari i Pelicans, Devonte Graham shënoi nga një distancë e largët për të vulosur fitoren për New Orleans.

Marketing

Me ndeshjen mes New Orleans-it dhe Oklahoma Thunder-it të barazuar me rezultatin 110-110, gjithçka tregonte se gara po shkonte drejt shtesës me vetëm një sekondë e gjysmë të mbetur në orar, përcjellë lajmi.net.

Topi u kap nga qendra i Pelicans, Devonte Graham, i cili hodhi një kosh të mrekullueshëm thellë brenda gjysmës teksa u dëgjua zhurma.

Goditja e tij mahnitëse prej 65 ‘këmbësh’ siguroi pikët që siguruan një fitore të pabesueshme për Pelicans (113-110) me 26-vjeçarin duke shkruar kapitullin e tij në librat e historisë së NBA duke siguruar koshin më të gjatë të shekullit të 21-të.

https://twitter.com/JohnSports_Bets/status/1471375562212089856?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1471375562212089856%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button

Marketing