Dhëndri norvegjez fshihet që të trembë vjehrrin amerikan për shaka, vritet në vend

Përhapja gjerësisht e armëve vazhdon të jetë një debat delikat në SHBA. Përveç sulmeve nëpër shkolla e vende të tjera, armët përbëjnë rrezik edhe nëpër shtëpi.

Marketing

Rasti më i fundit ka ndodhur në Florida. Dhëndri udhëtoi që nga Norvegjia në SHBA për t’i bërë surprizë familjes së nuses amerikane. Ai shkoi te dera, i ra ziles dhe u fsheh pas një gëmushe. Kur vjehrri hapi derën, 37-vjeçari doli nga gëmusha duke e bërë zërin si fantazmë, dhe vjehrri e ekzekutoi në vend.

Vjehrri i tha policisë se atë ditë ishte përfshirë një një debat me një person dhe kishte menduar se i kishte ardhur në shtëpi.

Pak ditë më parë, një 72-vjeçar në Teksas qëlloi një hajdut që e kishte pikasur në oborr të shtëpisë dhe pastaj shkoi të flinte. Burri kishte kujtuar se plumbat nuk e kishin prekur, por në mëngjes gjeti kufomën në oborr dhe tani po gjykohet për vrasje.

Marketing