Problemi është se kur shfaqen në mënyra që ju nuk i pritni, mund të mos e kuptoni se është e nevojshme një vizitë tek mjeku.

Keni vështirësi kur gëlltisni ushqim madje edhe kur pini ujë

Kur ushqimi pengohet të kalojë rrjedhshëm në grykë dhe më tej në fytin tuaj, veçanërisht nëse pengimi rritet me kalimin e kohës, kjo nuk është shenjë e mirë.

Ndonjëherë, madje edhe uji mund të bëhet i vështirë për t’u gëlltitur. AgroWeb.org ju tregon se këto shenja paralajmërojnë një problemi serioz me sistemin e tretjes.

Mjeku juaj do të kërkojë gjithashtu të dijë nëse problemet e gëlltitjes shoqërohen me kollitje, fyt të irrituar, lemzë ose ngopje pas vetëm pak kafshatave me ushqimi. Të gjitha këto sinjalizojnë probleme serioze të tretjes.

Veshjet tuaja janë papritmas shumë të shtrënguara

Nëse pantallonat i ndjeni të ngushta brenda pak ditësh, kjo nuk mund të jetë prej peshës që keni marrë. Mbushja e organizmit të brendshëm me ajër është një problem i zakonshëm.

Por tejmbushja e papritur e organizmit që ndodh pa asnjë arsye të dukshme dhe është shoqëruar me simptoma si dhimbje apo gjak në jashtëqitje është krejt shqetësuese.

Mund të jetë çështje e thjeshtë e mostretjes së qumështit sipas burimeve AgroWeb.org, por mund të nënkuptojë diçka tjetër që meriton trajtim të veçantë, thonë specialistët.