Ballina Lajme Botë Dhjetëra të lënduar nga përleshjet në Jerusalem

Dhjetëra të lënduar nga përleshjet në Jerusalem

Dhjetëra palestinezë janë lënduar në përleshjet ndërmjet protestuesve dhe forcave të sigurisë në qytetin e Izraelit.

Përleshjet, që janë më të këqijat në vitet e fundit, kanë nxitur shqetësim botëror, se ato mund të përshkallëzohen edhe më tej.

Tensionet janë rritur për shkak të xhamisë Al-Aqsa – që është vendi i tretë i shenjtë në fenë islame – dhe për dëbimin potencial të palestinezëve nga shtëpitë dhe tokat e tyre, ku janë planifikuar që të ndërtohen vendbanime hebreje.

Marketing

Gjysmëhëna e Kuqe palestineze tha më 9 maj se rreth 100 palestinezë janë lënduar gjatë përleshjeve që ndodhën gjatë natës dhe shumica prej tyre kanë pësuar lëndime nga plumbat e gomës dhe granatat tymuese që kanë hedhur forcat e sigurisë.

Policia izraelite tha se 17 oficerë po ashtu janë lënduar.

Më 9 maj, Papa Françesku bëri thirrje për dhënien fund të dhunës në Jerusalem, teksa shumë shtete arabe lanë dënuar veprimet e forcave të Izraelit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha më 9 maj se Izraeli “nuk do të lejojë asnjë ekstremistë që ta destabilizojë qetësinë në Jerusalem”.

Përleshjet në Jerusalem vijnë kur më 9 maj, hebrenjtë nisin shënimin e Ditës së Jerusalemit, ditë kjo kur festohet aneksimi i Jerusalemit Lindor dhe shumë nacionalistë fetarë mbajnë parada dhe ngjarje të tjera.

Përleshjet nisën mbrëmjen e 7 majit. Mbi 220 persona, shumica palestinezë, u lënduan, pasi policia izraelite hyri në xhaminë Al-Aqsa pasi thanë se palestinezët kishin hedhur në drejtim të tyre gurë dhe fishekzjarrë.

Vlerësohet se rreth 90 mijë palestinezë, në Natën e Kadrit, më 8 maj, morën pjesë në lutjet në xhaminë Al-Aqsa./REL

Exit mobile version