Ballina Lajme Shqipëri Dhuna dhe incidentet në ndeshjen me Beshiktasin, UEFA dënon me gjobë Tiranën

Dhuna dhe incidentet në ndeshjen me Beshiktasin, UEFA dënon me gjobë Tiranën

UEFA ka dënuar me 18.750 euro Tiranën, për incidentet e ndodhura në ndeshjen kundër Beshiktas, e vlefshme për duelin e kthimit në turin e dytë të Conference League. Në “Air Albania”, të dyja tifozeritë u përplasën në distancë, me ndeshjen që nisi me 14 minuta vonesë.

Marketing

Për shkak të hedhjes së sendeve të forta në fushë, pushtimi i fushës së lojës, bllokimi i kalimeve publike apo edhe mjetet piroteknike të hedhura në fushë, Tirana ka një gjobë të majme për të paguar në UEFA.

Edhe Beshiktas u dënua më herët nga UEFA. Kujtojmë se në fillimin e ndeshjes, tifozët e të dyja skuadrave u përfshinë në një sherr masiv. Gjatë sherrit, në fushë janë hedhur sende të forta, si dhe janë dëmtuar një pjesë e stolave të stadiumit. Për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike, arbitri ka shtyrë fillimin e ndeshjes.

Incidentet ndodhën edhe në fund të lojës, e cila u fitua nga skuadra mike. Jashtë stadiumit, tifozët janë përplasur sërish duke dëmtuar edhe një automjet.

Pas përfundimit të ndeshjes, Policia e Tiranës arrestoi dhe dërgoi në komisariat 14 persona nga të dyja skuadrat. Disa prej tyre përballen me kallëzime penale për dhunë dhe dëmtim të pronës. Disa prej tifozëve të arrestuar nga policia u konstatuan se posedonin armë dhe mjete piroteknike.

Marketing
Exit mobile version