Ballina Lajme Maqedoni Dhunohet gjuha shqipe, vandalizëm ndaj tabelave

Dhunohet gjuha shqipe, vandalizëm ndaj tabelave

Vandalizmi ndaj tabelave tre gjuhësore nuk ka të ndalur. Këtë radhë viktimë të keqtrajtimit ishin tabelat e vendosura në shqip të Agjencisë për Rini dhe Sport, por edhe tabela e Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele.

Marketing

Përpos gjuhës shqipe, autorët kësaj radhe kanë vandalizuar edhe emrin kushtetues të vendit, (Republika e Maqedonisë së Veriut). Në një prononcim për TVM2, kohë më parë, zv/drejtori i ARS-së, Izmi Nura ka kërkuar që të gjinden autorët që e kanë bërë këtë veprim.

Por kjo nuk është tabela e vetme, ndër tjerash javë më parë u thye dhe u vandalizuar edhe tabela e Arkivit Rajonal, e cila ishte e vendosur dhe shkruar në tri gjuhë, maqedonase, shqipe dhe angleze.

Exit mobile version