Dhunoi ish të dashurën, futbollisti dënohet me 1,2 milionë euro gjobë

Jerome Boateng është dënuar me 1,2 milionë euro gjobë nga Gjykata e Mynihut për dhunë ndaj ish të dashurës së tij në vitin 2018. Pavarësisht se futbollisti e mohoi diçka të tillë dhe apeloi dënimin një vit më parë, ai sërish është shpallur fajtor nga Gjykata për akuzat se ka sulmuar ish të dashurën e tij, gjatë kohës kur ata ishin me pushime.

Marketing

Siç raportohet, sulmi për të cilin Boateng është dënuar ndodhi kur çifti gjendej në Karaibe, pas eliminimit të kombëtares gjermane nga faza e grupeve në Kupën e Botës 2018. Ajo ka akuzuar futbollistin se e ka goditur me grusht gjatë një debati, duke e bërë atë të humbasë për një moment dhe ndjenjat.

Prokuroria kishte kërkuar 18 muaj burg me kusht por avokati i tij mbrojtës kishte argumentuar pafajësinë e lojtarit dhe gjykata u mjaftua me një gjobë. Në vitin 2021, 34-vjeçari u dënua me një gjobë prej 1,8 milionë eurosh por më pas kjo shumë u reduktua në përputhje me rënien e të ardhurave neto të lojtarit që nga dënimi fillestar. Boateng kishte një lidhje 10-vjeçare ishtë dashurën e tij me të cilën ka dhe dy fëmijë.