Dieta me oriz e 1900-s nga mjeku gjerman, dobësimi që nuk rimerr kilet as pas 6 vitesh

Dieta e orizit ka lindur në fillim të viteve 1900 nga intuita e një mjeku gjerman Walter Kempner.
Nga të dhënat e publikuara nga Universiteti Duke, pacientët që i nënshtrohen dietës së orizit në 63% të rasteve nuk kanë rimarrë kilogramët e humbur dhe pas 6 vitesh nuk i kanë rifituar kilogramët e humbur 43% e pacientëve.

Marketing

Parimi i funksionimit
Dieta e orizit është e ndarë në dy faza: faza e parë është quajtur faza e detoksifikimit dhe parashikon një konsum kalorik të përditshëm të vetëm 800 kalorive, me konsumin e frutave dhe orizit integral në veçanti.
Faza e dytë parashikon, konsumin prej 1200 kal ditë dhe mund të shtohen perime, karbohidrate dhe peshk një herë në javë.
Konsumi i kripës është shumë i kufizuar, si edhe ai i yndyrës (5 g ose më pak).
Dieta përfshin një program intensiv të aktivitetit fizik, përdorimin e shtojcave të hekurit dhe kontrolle të vazhdueshme mjekësore.

Si mbahet dieta në praktikë, 5 shembuj menuje mengjes-dreke-darke

– Pesë shembuj të menusë mëngjes:

Shembull 1:
Një filxhan oriz integral të zier;
Një filxhan fruta të freskëta ;
Kafe apo çaj pa sheqer .

Shembull 2:
Një filxhan oriz integral ;
gjysmë pjepër ;
një fetë bukë integrale e thekur ;
kafe ose çaj pa sheqer.

Shembull 3:
Një filxhan miell tërshëre ;
Tre kumbulla të thara ;
kafe ose çaj pa sheqer.

Shembulli 4:
Një filxhan oriz integral ;
një gotë e vogël me lëng portokalli ;
2 fiq ose kumbulla të thara ;
kafe ose çaj pa sheqer.

Shembulli 5:
Një filxhan oriz integral ;
Një fetë e hollë e proshutë ;
gjysmë mollë ;
kafe ose çaj pa sheqer.

5 shembuj – Drekë

Gjithashtu edhe në këtë rast është e mundur të ndryshohet menuja e përditshme me sugjerimet e mëposhtme për ushqimet dhe sasinë.

Shembull 1:
Një filxhan oriz integral me një filxhan të perime të përziera ;
gjysmë filxhan gjizë me përqindje të ulët yndyre të vendosur mbi një gjethe sallate ;
Kafe apo çaj pa sheqer.

Shembull 2:
Një filxhan oriz i shërbyer me një filxhan lakër të zier ;
një gotë qumësht i skremuar ;

Shembull 3:
Një filxhan oriz ;
gjysmë filxhan gjizë me përqindje të ulët yndyre, me një domate me pak salcë barishtesh ;
Kafe apo çaj pa sheqer.

Shembull 4:
Një filxhan oriz ;
Një filxhan domate të pjekura ;
karrota të papërpunuara ose lulelakër ;
një gotë qumësht i skremuar .

Shembull 5:
Një filxhan oriz integral
Sallatë të përzier (sasia dy gota) domate , rradhiqe , karrota , kastravec dhe rrepkë ;
lulelakër ;
Kafe me sheqer , çaj ose qumësht i skremuar (një filxhan )

Menu darkë

Shembull 1:
Një filxhan oriz integral
Një filetë gjoks pule i pjekur;
gjysmë filxhan karrota të ziera ;
një dardhë të freskëta ;
kafe ose çaj pa sheqer.

Shembull 2:
Gjysmë filxhani oriz integral me perime ;
Një berxollë derri i pjekur në skarë;
Një portokall ;
kafe ose çaj pa sheqer ;

Shembull 3:
një fileto pule në supë me oriz ;
një domate e freskët ;
dy kumbulla të freskëta ;
kafe me sheqer , çaj ose qumësht i skremuar.

Shembull 4:
Gjysmë filxhan pilaf rus ( bashkohet një filxhan me oriz të gatuar tashmë me gjysmë filxhan domate të freskëta te prera ne formë kubash të vegjël dhe një pjesë qengji , pule ose viçi ) ;
Sallatë me lakër , kastravec , rrepkë dhe domate ;
gjysmë filxhan sallatë frutash të freskëta pa sheqer.

Shembull 5:
Gjysmë filxhani oriz integral me mish qengji tavë;
një filxhan lakër të gatuar ;
gjysmë pjepër ;
kafe ose çaj pa sheqer.

Shembull 6 :
Një filetë mish viçi me perime me një filxhan oriz integral ;
gjysmë filxhan fasule të gjelbër ;
gjysmë grejpfrut ;
kafe ose çaj pa sheqer .
Me një menu si kjo , sigurohet një sasi yndyre prej më pak se 5 g dhe një sasi proteinash prej rreth 20 g.

Të mirat dhe të këqiat e dietës
Është një dietë e vështirë për të ndjekur për shkak të monotonisë së ushqimit dhe mungesa e mishit mund të shkaktojë fillimin e anemisë sideropenike (mangësi hekuri), kjo duhet të plotësohet si duhet me përdorimin e shtojcave dietike.

Marketing