Ballina Lajme Maqedoni Digjen disa kontejnerë të mbeturinave në Shkup (Video)

Digjen disa kontejnerë të mbeturinave në Shkup (Video)

Autorë të panjohur sot kanë djegur tre kontejnerë për mbeturina në Lagjen e Dibrës në Shkup, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Marketing

“Falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve të Shkupit, zjarri nuk u përhap në ndërtesat përreth dhe automjetet në afërsi. Kontejnerët e shkatërruar do të zëvendësohen me të reja”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Qyteti i Shkupit u bën apel qytetarëve që të respektojnë pajisjet e instaluara urbane në vendet publike dhe të mos djegin kontejnerët e mbeturinave, në mënyrë që të mundësohet grumbullimi efikas i mbeturinave komunale dhe mirëmbajtja e higjienës publike.

https://www.youtube.com/watch?v=7aVUV3UV4gg&feature=emb_err_woyt

Marketing
Exit mobile version