Digjet në rrugë vetura Audi me targa të Gostivarit

Një automjet i tipit Audi me targa të Gostivarit është djegur i tëri duke ecur, në afërsi të Arbinovës në Komunën e Debërcës, rruga Kërçovë – Strugë. Sipas informatave të para, asnjë nga pasagjerët në veturë nuk ka pësuar ndonjë lëndim, por të gjithë ndodhen jashtë veturës teksa ajo po digjet, njofton in7. Pranë tyre janë ndalur edhe vetura tjera që kanë kaluar në moment, për të ofruar ndihmë, ndërsa janë ftuar edhe organet kompetente, zjarrfikësit dhe policia.

Marketing

Arsyet e zjarrit nuk dihen ende, por sigurisht gjatë ditës së nesërme organet kompetente policore do të dalin me versioni zyrtar për këtë ngjarje.

Marketing