Digjet një autobus në autostradën Shtip- Milladinovc

Është djegur një autobus i firmës nga Shtipi “Kit-go” në rrugën Shtip- Milladinovc të fshati Krushicë. Kryetari i komunës së Sveti Nikollës, Sashe Vellkovski për MIA-n ka thënë se në autobus nuk ka pasur udhëtarë dhe se shoferi ka qenë i vetëm në të dhe kur ka filluar zjarri ai ka tentuar ta shuajë me aparat kundër zjarrit. Por flakët kanë qenë e fuqishme dhe ka përfshirë atë tërësisht.

Marketing

“Zjarrfikësit e Sveti Nikollës janë në terren, nga zjarri i autobusit janë përfshirë edhe sipërfaqe të ulëta pyjore. Zjarri ka ndodhur para gjysmë ore dhe menjëherë është reaguar. Për fat që në të nuk ka pasur udhëtarë”, ka thënë Vellkovski.