Ballina Lajme Shqipëri Digjet një automjet në Durrës, nisin hetimet

Digjet një automjet në Durrës, nisin hetimet

Një automjet është djegur gjatë natës së kaluar në qytetin bregdetar të Durrësit.

Marketing

Mjeti tip “Mercedes Benz” me targa DR 8526 E është përfshirë nga flakët rreth mesnatës së kaluar, teksa ndodhej i parkuar në rrugën “Petrit Llaftiu”, në lagjen 15 të qytetit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit dhe ende nuk mund të flitet për një zjarrvënie të qëllimshme apo zjarr aksidental, shkaktuar nga ndonjë problem teknik i mjetit.

Marketing
Exit mobile version