Një veturë është djegur pak më parë në autostradën Prishtinë – Shkup.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar këtë aksident dhe se a ka njerëz të lënduar.
Në pamjet që ka siguruar Gazeta Online Reporteri.net, shihet se vetura është kapluar e tëra nga flaka.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë se nuk ka persona të lënduar nga kjo ngjarje.
“Para pak çasteve policia është njoftuar se një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Arbër Xhaferi” (kilometri i dytë Lipjan-Ferizaj). Policia i është përgjigjur këtij njoftimi, nga vendi i ngjarjes raportojnë se nuk ka persona të lënduar”, ka njoftuar Krasniqi.