MASH është e vendosur për fillimin e digjitalizimit nga shtatori, edhe pse ligji është tërhequr nga procedura parlamentare, dhe për të njëjtin nevojitet debat i gjere publik.
Profesoresha universitare Ajtene Qamili konsideron se këtë rrugëtim të cilin veç më e kanë filluar shumë shtete europiane, do të duhet ta fillojë edhe Maqedonia e Veriut, por fillimisht duhet përgatitje të terrenit.
Sipas saj vëmendje duhet ti kushtohet çështjes se sa sistemi arsimor në vend është i gatshëm për ta filluar ketë rrugëtim, ngase i njëjti mund të shkaktojë ngecje të shumta në cilësinë e arsimit.
Thotë që gjatë pandemisë ligjëratat dhe mësimi online kanë lënë pasoja të dukshme ngase jo të gjithë fëmijët kanë pasur kushte të duhura për mësim nga distanca. Digjitalizimi do të jetë më I sukseshëm vetëm nëse do të realizohet në ambiente shkollore, me prani fizike , edhe me libra dhe me formë digjitale.
“Do të shkojmë drejt asaj rruge, meqë nuk vendosim ne. Është dikush tjetër që vendos por le të shkojë me hapa të ngadalta le të maten mirë gjërat që të mos lëmë pasoja. Sepse ne mund të shkaktojmë gjenerata shumë të dobëta në çdo aspekt, qoftë në aspektin psikologjik, social, të dijes apo të njohurive të tyre. Ne ne këtë mënyrë krijojmë shumë analfabet funksional, që i njohin shkronjat por që nuk janë në gjendje ta kuptojnë atë që e flasin dhe nuk janë në gjendje ta trajtojnë’ atë apo ta vënë në zbatim, ta mësojnë . Prandaj është mirë që të bëhet një lloj kombinimi edhe prani ne shkollë, edhe me libra edhe në formë dixhitale. Dalëngadalë kjo të zgjasë me dekada e jo brenda 1 apo 2 viteve” – tha profesoresha universitare, Ajtene Qamili.
Profesoresha Qamili thotë se shteti duhet t’ju sigurojë të gjithë nxënësve pajisjet e duhura mbi të gjitha të ndërtojë mekanizëm i cili do të parandalonte keqpërdorimet. “Nëse shteti siguron dhe garanton se të gjithë nxënësve do të j’u sigurojë pajisje pa keqpërdorime dhoma të veçanta, dhe nëse ligjëratat vazhdojnë përsëri online ku në vend të librave të kenë vetëm në mënyrë elektronike të mësimit, Janë një varg problemesh, se a do të jenë gati që ti kuptojnë prindërit se sa do të jenë në gjendje t’ju ndihmojnë. Kemi prindër që mund t’ju të ndihmojnë fëmijëve por kemi edhe prindër të cilët nuk munden. Kurse mësimdhënësi pasi që është i profesiolizuar ai do të mund që ti orientojë” – tha profesoresha, Qamili.
Profesoresha Qamili thotë gjithashtu se për një proces të suksesshëm të arsimit digjital, përveç kritereve të lartpërmendura, potencon edhe nevojën e trajnimeve profesionale të arsimtarëve dhe mësimdhënësve. TVM2