“Digju ne ferr”, serbët festojnë në shesh për vdekjen e Madeleine Albright

Në 23 vjetorin e ndërhyrjes së NATO’s në Kosovë, serbët në Beograd janë duke zhvilluar protesta kundër ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright dhe pro-Rusisë.

Marketing

Serbët me flamuj të Rusisë dhe me disa parulla ‘Albright digju në ferr’ dolën në rrugët e kryeqytetit serb për të protestuar.

Pamje të kësaj proteste janë shpërndarë nëpër rrjete sociale.

Kujtojmë se Madeleine Albright, gruaja e parë Sekretare e Shtetit në SHBA, ka vdekur dje në moshën 84 vjeçare.

Marketing