Ai ishte trashur aq shumë, sa që nuk ka mundur të ulet në karrigen e shkollës.
“Babai im ka qenë plotësisht i verbër për shkak të diabetit, dhe të gjitha punët jam detyruar t’i kryej pa ndihmën e askujt.
Në vitin e parë të shkollës së mesme, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, dhe një ditë duke u kthyer nga shkolla, pashë që para shtëpisë po qëndronte qeni ynë.
Menjëherë e kuptova se diçka nuk është në rregull, dhe kur u futa brenda ai ishte rrëzuar në dysheme.
Pasi që ngjyra e trupit i kishte ndërruar, e kontrollova nëse po merrte frymë.
Prej atij momenti fillova të ha pa kontroll për të mposhtur pikëllimin”, ka deklaruar Richard.

