Dimitrievski: Nuk do të koalicionojë me udhëheqësin aktuale të LSDM-së

Kandidati për president nga lëvizja “ZNAM”, Maksim Dimitrievski thotë se nuk do të koaliciononte me udhëheqësinë aktuale të LSDM-së, ndërsa edhe për OBRM-PDUKM-në thotë se nuk do të koalciononte nëse kjo parti ende i ka shprehitë e vjetra.

Marketing

“Një gjë mund ta them me përgjegjësinë më të madhe, se ne si ZNAM, parti e sapoformuar, në asnjë moment nuk do të formojmë shumicë me udhëheqësin aktuale të LSDM-së.

Por nga ana tjetër në koalicionin e ardhshëm sigurt nuk do të bisedojmë me asnjë nga VMRO-DPMNE nëse ende i tërheqin narrativët dhe shprehitë e vjetra.

Ata e kanë turbulluar ujin, le të koalicionojnë, edhe ashtu komunikojnë mirë mes vete, kurse ne do të mbesim opozitë me qytetarët”, tha Dimitrievski në “ClickPlus”.

Marketing