Dimitrov i frustruar, mbeti nën hijen e kryediplomatit shqiptar Bujar Osmani

Zv/kryeministri Nikolla Dimitrov ka mbajtur dje konferencën e fundit për media si pjesëtar i ekzekutivit.

Marketing

Mes tjerash ish diplomati tashmë, është shprehur frustruar për hapësirën në fushëveprimin diplomatik, duke theksuar se nuk ka besim te i pari i diplomacisë në vend, Bujar Osmani.

“Nuk kam besim te Bujar Osmani. Nga përvoja ime dhe kontaktet me përfaqësuesit dhe institucionet e BE-së kam një ndjenj se atje ka një drajv për sukses, me çdo kusht. Që nuk është produktiv dhe është i rrezikshëm. Ndoshta edhe gaboj. Mirëpo, e kam obligim qytetar që të jem zgjuar dhe të përcjellë procesin, duke alarmuar publikisht dhe zëshëm kur punët nuk shkojnë në drejtim të duhur”, tha Dimitrov.

Kjo deklaratë e Dimitrovit vjen pasi që Kryeministri i ri Kovaçevski, nuk e ka paraparë në përbërjen e ardhshme qeveritare.