Në “non-paper” francez ka ide që janë të mira dhe ka ide që nuk do të jenë të lehta për tu zbatuar. Është e rëndësishme që fundi i procesit të jetë anëtarësimi i plotë, tha sot Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, duke iu përgjigjur një pyetje gazetare në lidhje me qëndrimin e qeverisë për propozimin francez për të reformuar procesin e negociatave të anëtarësimit në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai sqaroi se qeveria ka realizuar takim me të gjitha departamentet përkatëse dhe kanë biseduar me shumë ekspert për propozimin francez.“Është e rëndësishme ku vendoset theksi kur prezantohet ‘non-paper” se ideja është të shpejtoni procesin. Është e rëndësishme për ne në rajon që të kemi një proces në mënyrë që të mund të konkurrojmë në mënyrë të barabartë me vendet e tjera që janë tashmë në procesin e pranimit si Mali i Zi dhe Serbia, përndryshe nuk do të ketë konkurrencë në reforma. Dhe është e rëndësishme të arrihet një konsensus midis vendeve anëtare në mënyrë që të hapet ky proces”, tha Dimitrov.
Rruga evropiane, tha Dimitrov, është në fokusin e qytetarëve pasi që Këshilli Evropian nuk mori vendim në tetor dhe unë mendoj se në periudhën tjetër mesazhi im kryesor këtu dhe në të gjitha takimet me ministrat e shteteve anëtare do të jetë aq urgjent dhe i nevojshëm pa vonuar të vendosni për fillimin e negociatave të pranimit.