Dimitrov ikën nga posti i ministrit të jashtëm, po bën gati valixhet për një punë të re?! (FOTO)

Ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov flitet me të madhe se po bëhet gati të shkojë në detyrë të re në Kombet e Bashkuara ndoshta pas mbarimit të misionit dhe përmbylljes që ka marrë si detyrë ndoshta ndryshimi i emrit të Maqedonisë, shkruan Zhurnal.mk

Marketing

Këtë tashmë po e shkruajnë edhe nga VMRO të cilët duke e njohur Dimitrovin flasin me të madhe se Dimitrov do të ikë me punë të re në KB.

“Nuk e di nëse kariera e Nikolla Dimitrov është në linjë të njejtë me atë të Zaevit e cila varet shumë nga marrëveshja e problemit të emrit por diplomat të Kombeve të Bashkuara paralajmërojnë se ministri gjatë kohë nuk e sheh prespektivën e tij në Republikën e Maqedonisë”, kështu ka shkruar mes tjeravë në një postim të tij ish ministri i punëve të jashtme Antonio Miloshoski.

Duke u interesuar edhe më shumë rreth asaj se çfarë detyre mund të ketë Dimitrov në KB, flitet se ai mund të jetë ndonjë ndihmës sekretar, udhëheqës departamenti ose diçka e ngjajshme.

Marketing