Dimitrov në ofanzivë diplomatike para marrjes së datës

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov prej nesër e deri më 17 tetor do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel, kur pritet Këshilli i BE-së dhe Këshilli evropian të sjellin vendim për datë për fillim të negociatave inkuadruese të vendit tonë me BE-në.

Marketing

Siç kumtoi MPJ, në suaza të vizitës shefi i diplomacisë do të këmbejë mendime me anëtarët e Komitetit për politikë të jashtme të Parlamentit evropian. Ky do të jetë fjalimi i parë i Dimitrovit para përbërjes së re të këtij Komiteti, pas zgjedhjeve evropiane të mbajtura në maj të këtij viti.

“Ministri Dimitrov do ta shfrytëzojë mundësinë para deputetëve evropianë edhe njëherë t’i prezantojë arritjet e Maqedonisë së Veriut dhe rëndësinë e sjelljes së vendimit për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në në takimet e ardhshme të Këshillit të BE-së dhe Këshillit evropian. Do të falënderohet për mbështetjen e vazhdueshme të PE-së ndaj perspektivës evropiane të vendit dhe do të shfaqë pritje që ajo mbështetje do të vazhdojë dhe do të përforcohet me përbërjen aktuale të Parlamentit”, qëndron në kumtesë.

Ministri Dimitrov gjatë vizitës do të realizojë edhe takime të ndara me deputetë të Parlamentit evropian.
Në këtë javë kyçe, në të cilën pritet që Këshilli ta sjellë vendimin për fillim të negociatave inkuadruese, Dimitrov do të takohet edhe me disa ministra të cilët marrin pjesë në Këshillin për punë të përgjithshme të caktuar për më 15 tetor.

Marketing