Dimitrov në Washington përfaqëson Maqedoninë e Veriut si vend i ftuar i NATO-s

Shefi i diplomacisë, Nikolla Dimtirov sot dhe nesër do të marrë pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, që do të mbahet në Uashington.

Marketing

Ky është takimi i parë në nivel ministror, në të cilin, përfaqësuar nga ministri Dimitrov, shteti ynë do të marrë pjesë aktive në cilësinë e vendit të ftuar për anëtarësim.

Dimitrov në Uashington udhëton me ftesë të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Majk Pompeo, kumtoi MPJ.

Duke e shënaur 70-vjetorin e formimit të NATO-s, Uashigntoni do të jetë nikoqir i një serie ngjarjesh dhe solemnitetesh të rastit, në të cialt do të marrë pjesë edhe Dimitrov.

Mes tyre është konferenca “NATO Engages: The Alliance” ku Dimitrov, së bashku me kolegun e tij grek, Jorgos Katrugallos, do të flasë në temën “Trashëgimia dhe e ardhmja e politikës së NATO-s së dyerve të hapura”, mu para deklaratës së nënpresidentit të SHBA-së, Majk Pompeo.

Pritet në konferencë të marrin pjesë mbi 200 përfaqësues zyrtarë të shteteve anëtare të NATO-s. Jubileu do të shënohet në mënyrë simbolike me pritej në Andrew W. Mellon Auditorium, ku në vitin 1949 u nënshkrua Marrëveshja me të cilën u vendosën themelet e Aleancës veriatlantike. Ceremonia do të rrumbullakësohet me fjalime përshëndetëse të Pompeos dhe Stoltenbergut.

Vizita e punës në Uashington do të pasurohet me takimet e drejtpërdrejta që ministri Dimitrov do t’i realizojë me Pompeon dhe Filip Rikerin, ndihmës-sekretar shtetëror amerikan. Pritet që vëmendje e posaçme t’i kushtohet sfidave të sigurisë me të cilat përballet Aleanca dhe kontributit të vendit tonë drejt mirëqenies globale, theksojnë nga MPJ.

Në cilësinë e “vendit të ftuar” ministri Dimitrov do të marrë pjesë në dy sesionet e punës, drekën e punës dhe diskutimet me aleatët e NATO-s, kushtuar spektrit të gjerë të dilemave rreth sigurisë dhe sfidave para të cilave ndodhet komuniteti transatlantik.

Dimitrov në Uashington do të ketë edhe takime pune me kongresistë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore të SHAB-së, në drejtim të realizimit të një bashkëpunimi më të afërt dhe thellimit të partneritetit strategjik.

Qëndrimin në SHBA do ta rrumbullakësojë me një seri takimesh bilaterale me kolegë të tij nga vendet anëtare të NATO-s, në kontekst të procesit të ratifikimit të Protokollit për anëtarësim të barabartë në Aleancë.

Marketing