Dimitrov: Pas 10 rekomandimeve, BE-ja të sjell vendim pozitiv

Pas dhjetë rekomandimeve të Komisionit Evropian se jemi të gatshëm të fillojmë negociata për anëtarësim, me zgjidhje të çështjes së pazgjidhur për shkak të së cilës kemi humbur tërë gjeneratën, duke arritur kompromis evropian, Bashkimi Evropian përfundimisht të sjell vendim pozitiv, theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov gjatë pjesëmarrjes në Forumin strategjik të Bledit.

Marketing

Në panelin e titulluar “Ballkani Perëndimor – europianizimi, demokratizimi, përgjegjësi e ndarë”, Dimitrov u përqendrua në nevojën nga integrimi i përshpejtuar evropian i shtetit dhe rajonit, si përcaktim i përbashkët strategjik, kumtoi sonte Ministria e Punëve të Jashtme.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë ka folur për rëndësinë e BE-së dhe vlerat e saja për rajonin, por edhe për rëndësinë nga vlefshmëria dhe vlerësimi konkret i rezultateve dhe arritjeve të dukshme, që në muajt e ardhshëm. Theksoi se ky rast nuk guxon të lëshohet dhe se është koha e duhur për hap kritik. Aludoi se koha skadon dhe në këtë kontekst sugjeroi se përveç fjalëve, të pashmangshme janë edhe veprat.

MPJ-ja informoi se në takimin e Dimitrov me Zhan Kristof Belijar, zëvendës sekretar i përgjithshëm për çështje politike në EEAS, janë shqyrtuar të gjitha aspektet nga marrja e vendimit pozitiv për fillimin e negociatave inkuadruese me BE-në. Dy palët e riafirmuan angazhimin për arritjen e qëllimit nga interesi i përbashkët.

“Ekziston verifikim i gjerë ndërkombëtar për transformim pozitiv vendor. Pas marrëveshjes me Greqinë, presim dinamikë pozitive që do të krijojë impuls të ri edhe për ne, për rajonin dhe për BE-në. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për hap përpara, për sukses, në kohën kur nuk ka shanse tjera për sukses”, ka thënë ministri Dimitrov.

Në takim me drejtorin e përgjithshëm për çështje politike në Forin Ofis britanik, Riçard Mur, megjithatë, janë këmbyer mendime për procesin e ratifikimit të Protokollit inkuadrues në vendet anëtare dhe pamjet për anëtarësim zyrtar në Aleancë pikërisht në Samitin e NATO-s i cili do të mbahet në Londër në muajin dhjetor të këtij viti. “Mur theksoi se është me rëndësi të madhe për të dyja vendet nëse tregimi i suksesshëm i Maqedonisë së Veriut në kontekst të NATO-s rrumbullaksohet pikërisht gjatë ngjarjes në Mbretërinë e Bashkuar. U fol edhe për agjendën e reformave vendore në vendin tonë, si dhe për vizionin për Ballkan Perëndimor stabil dhe me prosperitet, të bazuar në qeverisjen e të drejtës dhe menaxhimin demokratik, i cili është i rëndësishëm edhe për politikën e jashtme britanike”, kumtoi MPJ-ja.

Në vijim të forumit, ministri Dimitrov ka pasur bisedime të shkurta edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës, Zhozel Borel, të nominuar për fonksionin e përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, me kryeministrin e Sllovenisë, Marjan Sharec dhe me kolegun e tij turk Mevlud Çaushoglu. Njëkohësisht, ka biseduar dhe me Katja Gershak, drejtoreshë e Qendrës për perspektiva evropiane, i cili p-paraqitet në cilësinë e bashkë organizatorit të Forumit strategjik të Bledit.