Dimitrov: Për dikë jam tradhtar, po pyes për çka. Tradhtar i mashtrimit, i krimit, i kujt”?

Këtë që e kemi bërë në marrëdhëniet me Greqinë dhe Bullgarinë i jep fund një ere të mohimit apo të paktën fillimit të fundit. Fillojmë një erë të re në të cilën mund ta investojmë energjinë, duke mos u frikësuar se çka do ndodh me ne, me Maqedoninë. Gjenerata jonë duhet ta ruajë atë që e kemi – shtet i pavarur dhe ta bëjë më të fuqishme, më të sigurt, më funksionale, me gjasa më të mëdha për fat, për të ardhmen, ndërsa rruga është përmes anëtarësimit në NATO dhe BE, tha ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në emisionin e sontëm “Samo vistina”.

Marketing

“Me ndërgjegje të pastër dhe me zemër të pastër them se kjo është e mirë për të ardhmen e Maqedonisë, qytetarët dhe popullin e Maqedonisë. Për dikë jam tradhtar, po pyes për çka. Tradhtar i mashtrimit, i krimit, i kujt”? theksoi Dimitrov.

Sipas tij, nuk ka detyrë më patriotike nga zgjidhja e problemit që e komprometon shtetësinë dhe të ardhmen, që kthen prapa.

“Kjo çështje është shumë emotive, por më e papërgjegjshme është që të lihet dhe të injorohet, ndërsa pasojat do t’i mbajmë ne. Kaq gjatë presim për hyrje në BE dhe NATO, kjo është peshë që na tërheq prapa”, potencoi shefi i diplomacisë, duke vlerësuar se mënyra e vetme që pasaporta e Maqedonisë të jetë tërheqëse është që Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-s dhe e BE-së dhe të ketë standard më të mirë.

Marketing