Bindje se qytetarët do ta mbështesin Marrëveshjen e Prespës, sepse “kur jemi në udhëkryqe të mëdha historike, sjellim vendime të matura”, shprehë shefi i diplomacisë së Maqedonisë, në intervistë për Agjencinë e pavarur ballkanike të lajmeve (IBNA).
“Jam i bindur se marrëveshja do të prnaohet nga populli ynë, sepse, kur jemi në udhëkryqe të mëdha historike, sjellim vendime të matura. Gjithashtu, jam i bindur se madje edhe ata, nga të dyja palët, që e kundërshtojnë marrëveshjen, nga perspektiva historike, do të pranojnë se ky është hap i rëndësishëm përpara, sepse sjellë shumë përfitime. Ne jemi fqinj, nuk mund ta ndryshojmë këtë fakt, historia nuk mund të ndryshohet, por mund të ndikojmë në të ardhmen tonë dhe ta bëjmë më të mirë. Është shumë lehtë që politikanët të jetojnë nga ky kontest, por zgjidhja e tij krijon jetë më të mirë për qytetarët nga të dyja palët”, thotë Dimitrov në intervistë.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, lidhur me reagimet në Greqi për prëdorimin e termeve “maqedonas” dhe “maqedonase”, Dimitrov thotë se këto terme në të dy vendet kanë rëndësi të ndryshme, pyetet “përse është kjo problem?” dhe shton se “e drejta e vetëvendosjes është diçka që nuk mund të kontestohet në shekullin 21 në Evropë”.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, në intervistë për IBNA, të bërë në Vjenë pas takimit joformal të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate, thotë se “që ta investojmë energjinë tonë në diçka të dobishme, si ekonomia, bashkëpunimi tejkufitar dhe i sigurisë, duhet ta mënjaniojmë dhe rikahëzojmë këtë debat joproduktiv”.
Unë dhe miku im Nikos Koxias jemi të bindur se atë që e bëjmë është të investojmë në miqësinë tonë, sepse ne jemi aleat natyror. Me politikë adekuate, për disa vite, të gjitha dilemat do të zhduken dhe të gjithë do të pyetemi se si nuk e kemi bërë atë në fillim të viteve të nëntëdhjeta dhe pse kemi lënë një gjeneratë të tërë të nënshtrohet në këtë kontest. Arritja jonë është konkrete e cila de fakto krijoi solidaritet dhe urë të bukur të miqësisë”, shton Dimitrov në intervistë, transmetoi MIA.
Ministri i Punëve të Jashtme sqaron se Qeveria do të vazhdojë të punojë edhe në bindjen e opozitës ta përkrahë zgjidhjen mes dy vendeve fqinje.
Në lidhje me pohimet e opozitës se ata mund të arrijnë marrëveshje më të mirë, Dimitrov pohoi se ” një marrëveshje më e mirë për njërën palë ose tjetrën çon në mosekzistim të marrëveshjes”, sepse e tillë është “natyra e të gjitha kompromiseve”.