Dimitrov: Për të mos u zhgënjyer, të mos presim zhbllokim në dhjetor

Që të mos zhgënjehemi, më mirë të mos presim epilog të mirë, por doemos të vazhdojmë të punojmë, thotë zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov për pritjet dhe paralajmërimet në dhjetor që të ndodhë zhbllokim i negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në, në takimin e Këshillit për punë të përgjithshme të KE-së.

Marketing

“Është përgjegjësia jonë që të apelojmë deri tek qytetarët që më mirë të habitemi nga një rezultat i mirë sesa të zhgënjehemi sërish nga një rezultat i keq. Duke patur parasysh periudhën e shkurtër, kemi vetëm pak ditë deri në Këshillin për Çështje të Përgjithshme, deri më 14 dhjetor. Mendoj se është e papërgjegjshme të kemi ndonjë pritshmëri, deri atëherë. Mendoj se sinjalet nga Sofja, tregojnë se ata presin një proces në marrëdhëniet bilaterale të cilat hap pas hapi do të ndihmojnë që të mbyllet kjo çështje”, ka deklaruar mes tjerash Dimitrov.

Marketing