Dimitrov përgënjeshtron informatat për shpenzimet për udhëtimet jashtë vendit 

Në kohë kur resurset, përpjekjet, e tërë energjia e mbarë kombit janë të kahëzuara drejt luftës kundër koronavirusit, opozita sillet sikur është një tjetër, “virus” politik, fabrikë për lajme të rrejshme, duke i sulmuar institucionet përmes përhapjes së shpifjeve dhe gënjeshtrave famëkeqe, thotë në deklaratë me shkrim ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Marketing

“Nëse nuk ndihmoni, në kohë të gjendjes së jashtëzakonshme, mos pengoni, është turp!”, thekson Dimitrov.

Sipas tij, sot, në vend se tërësisht të merret me probleme të qytetarëve, transportin e kamionëve, ndihmën nga jashtë për krizën, një pjesë të kohës duhet ta shpenzojë për, siç thotë, pohime të gjelbra (por jo në kuptim të ekologjisë) të opozitës se në periudhë të krizës, mes periudhës 17 deri 20 mars MPJ ka shpenzuar diç më pak se 24 mijë euro (1.457.517 denarë) për udhëtime jashtë vendit. Kjo, potencon, është gënjeshtër e pastër.

Me të vërtetë, sipas ministrit, është se ai personalisht në mars nuk ka udhëtuar jashtë vendit, ndërsa udhëtimi i fundit i ndonjë diplomati nga MPJ jashtë vendit është më 3 mars. Prej nkëtu, sqaron, MPJ mes 17 dhe 20 marsit për udhëtime zyrtare ka shpenzuar zero denarë.

“Pamja nga arka që e keqpërdorin ka të bëjë me: aero biletat e realizuara paraprakisht të diplomatëve nga MPJ në shumë më të vogël se 1.500 euro (91.060 denarë) dhe në shenjë të rregullt mujore për shpenzime rrugore të ambasadave tona nëpër botë, të gjithë 57 përfaqësive diplomatike-konsullare të RMV-së në shumë prej afërsisht 22.000 euro (1.366.457 denarë) përkatësisht diç më pak se 400 euro për PDK”, thotë Dimitrov.

Sqaron se arka, me vetë shenjimin e këtyre mjeteve nga MPJ drejt PDK ato i konsideron si shpenzime tashmë të realizuara, edhe pse realisht të njejtat realizohen në mënyrë sukcesive, gjatë muajit, nga secila PDK posaçërisht, për realizim të detyrave të veta të rregullta.

“E tani, sepse ky është aktivitet tërësisht i rregullt, me të vërtetë tmerron fakti që po keqpërdoret nga njerëz të cilët e kuptojnë, të cilët saktë dinë se për çka bëhet fjalë dhe megjithatë vendosën të manipulojnë dhe të gënjejnë, në kohë kur MPJ është një nga hallkat kyçe në luftën kundër mundimit që na ka gjetur. Këto tentime për sabotim, këto lojëra të shpifura nuk do të lejoj të hedhin njollë ndaj punës së Ministrisë. Për këtë propagandë do të inicoj procedura adekuate”, thekson Dimitrov.

Vlerëson se në javën në të cilën atdheu anëtarësohet në NATO, kur BE-ja vendosi të fillojë negociata inkuadruese – interesa strategjike nacionale me dekada – ndoshta edhe do të jetë e tepërt të pritet, siç thotë, “shoqata” të arrijë të ngritet dhe të urojë për suksesin historik. Por, shton, minimum dinjitet dhe vlera njerëzore do të imponojnë përmbajtje nga gënjeshtrat ë paku derisa zgjatë kjo betejë në të cilën, për fat të keq, dukshëm koronavirusi nuk është armiku i vetëm i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe të shtetit”. ab/