Dimitrov: Përgjegjësinë për të ardhmen e kemi të gjithë

Dita e 30 shtatorit është një shkallë shumë e rëndësishme drejt të ardhmes sonë evropiane dhe të gjithë së bashku kemi përgjegjësi historike që të tregojmë qëndrimin tonë përmes mjetit më të lartë demokratik-referendumit, tha ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në takimin joformal me të rinjtë e Manastirit.

Marketing

Ai bisedoi me ta për sfidat me të cilat ballafaqohen, planet e tyte dhe idetë për të ardhmen si dhe për të ardhmen e Maqedonisë.

Dimitrov theksoi se Manastiri dhe rajoni kanë një rol të rëndësishëm historik në krijimin e trashëgimisë kulturore të Maqedonisë por edhe një rol shumë të rëndësishëm në të ardhmen evropiane duke marrë parasysh dimensionin tradicional diplomatik të qytetit.

Marketing