Diona Fona lanson këngën “Sheqer”, pjesë e klipit Andi Artani

14:17 | 17 Prill 2021

Marketing

Diona është rikthyer me këngë të re.

Këngëtarja Diona Fona sapo ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Sheqer”, të cilit ia bashkëngjiti edhe videoklipin, shkruan lajmi.net.

Për tekstin dhe melidinë e kësaj kënge u kujdesën Tonic& Denk, beatin e bëri DjR Beatz, DJ Bannzz dhe Tonic, ndërsa miksimin e bëri DjR, Tonic dhe Lorenc Aliaj.

Për videoklipin e këngës u kujdes Imagine Films, ku këngëtarja vjen tejet atraktive me disa kostume të ndryshme.

Pjesë e klipit është e konkurrenti i “Përputhen”, Andi Artani, i cili vjen në rolin e aktorit.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri muzikor nga Diona Fona me titull “Sheqer”. /Lajmi.net/

Marketing