Ballina Aktuale Diplomati që ndërmjetësoi për dy dekada për zgjidhjen e emrit, ja reagimi...

Diplomati që ndërmjetësoi për dy dekada për zgjidhjen e emrit, ja reagimi i tij

“Unë dua të përgëzoj të gjitha forcat politike në vend, dhe veçanërisht lidershipin e saj në këtë vendim të rëndësishëm “, theksoi ndërmjetësi i OKB-së për zgjidhjen e kontestit të emrit, Metju Nimic në një deklaratë për Zërin e Amerikës, pasi që Kuvendi i hapi rrugë ndryshimit të emrit Maqedonia e Veriut.

Marketing

“Dua të shpreh kënaqësinë time të madhe për rezultatin e arritur në Parlament.Ky është një hap i mirëpritur jo vetëm për vendin tuaj, por edhe për rajonin dhe për Evropën. Dua të përgëzoj të gjitha forcat politike në vend dhe lidershipin e saj në mënyrë të veçantë për këtë vendim të rëndësishëm,” u shpreh Nimic.

Ai theksoi se ishte veçanërisht i kënaqur me mënyrën se si funksionoi sistemi demokratik në mënyrë efektive dhe të përgjegjshme, si dhe frymën demokratike të qytetarëve.

“Unë shpresoj se procesi do të vazhdojë që të kryhet me lehtësi deri në përfundim. I inkurajoj të gjithë liderët politikë të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive për të finalizuar marrëveshjen dhe për të vazhduar zbatimin e saj,” tha Nimetz, duke shtuar:

“Në emër të Sekretarit të Përgjithshëm unë mund të siguroj që Kombet e Bashkuara janë të gatshme t’ju ndihmojnë në këtë proces, si gjithmonë”

Exit mobile version