Ballina Lajme Maqedoni Disa rajone në Shkup sot do të jenë pa rrymë

Disa rajone në Shkup sot do të jenë pa rrymë

Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin elektroshpërndarës, pa energji elektrike sot do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të lagjes Ilinden, ndërsa nesër një pjesë e komunave Zelenikovë dhe Qendër.

Marketing

Prej orës 10 deri në orën 12 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “19” dhe objektet pas ndërtesës komunale në lagjen Ilinden.

Ndërprerje të energjisë elektrike nesër prej orës 9 deri në orën 13 do të kenë shfrytëzuesit e fshatit Gradovc në Zelenikovë.

Në periudhën prej orës 9 deri në orën 14 nesër pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e disa pjesëve të rrugëve “Vostaniçka”, “Partenij Zografski”, “Cërniçe”, “Dimitar Berovski”, “Sllavejko Arsov” dhe “Beogradska” në komunën Qendër.

Exit mobile version