Ballina Aktuale Disa vende të Maqedonisë sonte në terr për nder të planetit Tokë

Disa vende të Maqedonisë sonte në terr për nder të planetit Tokë

Shteti ynë do të përfshihet për herë të 12-të në kremtimin e aksionit më të madh për mjedisin në botë “Ora e planetit Tokë”. Këtë vit, “Ora e planetit Tokë” do të zhvillohet në më shumë se 8.000 qytete në mbi 180 shtete të botës, ku nga ora 20:30 do të fikin dritat në shenjë solidarizimi,

Marketing

Dritat do të fiken në disa vende në Shkup dhe Ohër, përfshirë Vilën Presidenciale “Vodno”, godinën e Qeverisë, Sheshin “Maqedonia” në Shkup, të gjitha ndërtesat dhe urat përgjatë lumit Vardar, Kalaja e Shkupit, “Porta Maqedoni”, parqe në komunat e Shkupit, Aerodromit dhe Karposhit. Ndërkaq në Ohër do të fiken dritat e Kalasë Samoil, kishës Shën Sofia, Plaoshnik dhe Kaneo.

Ora e planetit Tokë filloi si një ngjarje simbolike në Sidnei gjatë vitit 2007 ndërsa tani po shënohet në më shumë se 180 vende dhe territore si një moment global i solidaritetit për planetin tonë

Marketing
Exit mobile version