Neurologu turk, dr. Ali Erturk, ka arritur të bëjë transparent dhe të fortë si plastika trupin e miut nëpërmjet metodës së patentuar prej tij me emrin “DISCO Transparency”, një shpresëe re për kurimin e shumë sëmundjeve vdekjeprurëse…
Dr. Ali Erturk, një neurolog turk që realizon kërkime në laboratorin e Universitetit “Ludwig Maximilian” të Gjermanisë, ka arritur të bëjë transparent dhe të fortë si plastika trupin e miut nëpërmjet metodës së patentuar prej tij
Sipas tij, kjo metodë do të mundësojë një hulumtim mikroskopik më të detajuar të sëmundjeve si dementia, paraliza, diabeti dhe kanceri.
Mjeku turk e ka prezantuar këtë zbulim në takimin e Shoqatës së Neurologëve në qytetin San Diego të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Zbulimi dhe risia teknologjike në fjalë është publikuar në shumë revista shkencore, me në krye “Nature”.